×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama për ukrainasit e ikur në Evropë: Do të jenë mirë, sepse nuk janë myslimanë

    Reporteri
    12 Mars 2022 | 22:07

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte në Forumin e Diplomacisë të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ka dhënë një përgjigje goditëse pyetjes së gazetares së televizionit A Haber për arratisjen e ukrainasve nga Ukraina drejt vendeve europiane.

    Në pyetjen e gazetares: “Shumë njerëz u detyruan të iknin nga Ukraina në vendet evropiane. A keni edhe ju një plan?”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj: “Mendoj se do të jenë mirë. Sepse nuk janë myslimanë. Prandaj gjendja e tyre do të jetë e mirë” raporton Haber7.

    Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalias është “Rikodimi i diplomacisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!