Kanë dalë detaje të reja nga mbledhja informale me dyer të mbyllura e Qeverisë së Shqipërisë, që po mbahet sot në Shëngjin.
Nga mediat e Shqipërisë raportohet se i pari ka qenë Rama që ka folur në mbledhje, ndërsa pas tij, ka qenë Blendi Klosi që ka folur për riorganizimin e Partisë Socialiste apo dhe Çuçi që ka folur për sfidat që mazhoranca ka në Kuvend.
“Po kalohet në skaner puna e ministrive, ministrave dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja nisi me një fjalë nga zoti Rama, më pas nga Klosi sa i përket riorganizimit të PS. Më pas Çuçi foli për sfidat që ka PS në Kuvendin e Shqipërisë. Tani është radha e një pushimi dreke dhe më pas do të pasojë me diskutime të tjera për sfidat dhe prioritetet për këtë vit të ri që ka nisur.
Do të ketë diskutime nga ana e kabinetit qeveritar, por raportohet se Rama ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipërië.
“Viti 2024 është në vit me rëndësi për mazhorancën socialiste pasi është një vit para zgjedhjeve parlamentare. Vetëm në rastin nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme, por Rama e ka përjashtuar si mundësi. Në 30 dhjetor Rama është shprehur i kënaqur sa u përket zhvillimeve ekonomikë ose edhe sektorëve të sigurisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.