×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama publikon “ekskluziven” e radhës nga spitalet COVID

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 9:29

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish këtë mëngjes pamje të reja nga spitalet COVID. Duke u ndalur në spitalin Covid 4, i cili nuk është hapur ende për pacientët e infektuar me koronavirus, Rama shkruan se gatishmëria e sistemit shëndetësor është krejt ndryshe nga çfarë thotë opozita.


    Sipas tij opozita ëndërron katastrofën dhe nxit ankth e pasiguri.

    “Mirëmëngjes dhe me pjesën e katërt të ekskluzives nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!