Mëngjesin e kësaj të diele kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar pamje nga lagjja e re e rindërtimit në Fushë-Krujë, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, që mori 51 jetë dhe shkatërroi shumë ndërtesa.
Krahas videos së publikuar në Facebook, me pamje nga kantieri i ndërtimit, kryeministri thekson se pas disa muajsh kjo do të jetë një nga lagjet më të bukura në Shqipëri, ndërsa shton se të prekurit nga tërmeti nuk do të jenë kurrë vetëm.
“Mirëmëngjes, dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.