Kryeministri Edi Rama e ka nsiur mëngjesin me një video nga kantieri i rrugës që do të lidhë Tepelenën me Himarën dhe nga sa shihet duket se punimet janë në fazën fillestare.
Siç shkruan kryeministri aksi nga Gusmari në Kuç do të sjellë një ofertë të re për turistët dhe një perspektivë të re për zonën përreth.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës së re turistike, prej shumë dekadash e shumëpritur, nga Gusmari në Kuç që së shpejti do të lidhë Tepelenën⛰ me Himarën, duke krijuar një ofertë të re për turistët e njëkohësisht një perspektivë të re për zonën e mrekullueshme malore mes këtyre dy pikave, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.