×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Së shpejti vjen një sasi e konsiderueshme vaksinash

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 13:18

    Kreu i qeverisë Edi Rama këtë të enjte nga Shkodra është shprehur se procesi i vaksinimit vijon normalisht.


    Ndër të tjera Rama nga Shkodra ka paralajmëruar se së shpejti do të mbërrijnë doza të tjera vaksine anti Covid, të cilat do të bëjnë të mundur nisjen e vaksinimit te moshat mbi 60 vjeç, për t’u vijuar edhe me ata nën këtë moshë.

    Gjithashtu ai u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që të mos krijojnë grumbullime në rrugët e qytetit pasi shëndeti ka më shumë se çdo gjë rëndësi në këtë situatë.

    Sipas tij pandemia është sfida më e madhe që nuk njeh parti, ndaj të gjithë të bëjnë kujdes.

    “Procesi i vaksinimit po ecën shumë mirë pavarësisht luhatjeve të lajmeve për AstraZeneca në lidhje me lajmet dhe pezullimin në disa vende. Vaksina është me dëshirë dhe jo me detyrim dhe është normale që të ketë dhe hezitime. Ajo që është e rëndësishme është që të rrisim sa më shumë kapacitetin dhe të lehtësojmë sezonin turistik. Besoj se shumë shpejt do të kemi lajme të mira dhe do të kemi dora të tjera të siguruara për tu shtrirë dhe për të nisur vaksinimin e moshave mbi 60 vjeç për të vijuar më pas moshat nën 60 vjeç.

    Janë partitë e KÇK që dalin me dhëndrin përpara dhe mblidhen dasmorët me dy gishta dhe krijojnë një vatër infektimi në mes të qytetit, kjo është sfida e sfidave dhe nuk njeh dhe nuk ka parti. Nuk mund të sakrifikohet shëndeti. Dasmorët të ruajnë veten dhe të tjerët. Makinat me flamuj dhe me ulërima përsëriten çdo vite”, shprehet Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!