Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se ishte nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar që vaksina anti-COVID të mbërrijë sa më parë në Shqipëri.
Rama tha se nuk do të linte gurë pa luajtur që vendi ynë të mos ngelte pas për sigurimin e vaksinës. Por, ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto të Ramës, i cili është veshur me pallto të zezë, maskë me ngjyra dhe atlete sportive në një qendër tregtare.
Krahas fotove, Berisha shkruan se “Në New York prej pesë ditësh për vaksinën tuaj por edhe për pak shopping për vete! Sb”.
Më 5 dhjetor Rama shkruante në “Twitter”; “Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.