Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi ditën e sotme me qytetarët e Beratit ka deklaruar se mund të ndodhi që kufiri me Britaninë e Madhe të hapet së shpejti.
Rama është shprehur se gjërat ndryshojë dhe dinamikat janë të paparashikueshme.
“Mund të ndodhi që shumë shpejt të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe, nuk është e thënë në Maj. Gjërat ndryshojë dhe dinamikat janë të paparashikueshme. Ne harrojmë që të vaksinojmë intensivisht gjatë sezonit pranveror. Këtu fus dhe ambicien që kur të hyjmë në sezonin e Verës, të kemi një lehtësim nga pikëpamja e rrezikut.
Nëse do të vaksinojmë një pjesë jo të vogël brenda planit tonë që brenda 14 muajsh të kryejmë vaksinimin, do të kemi avantazh dhe veprim të madh që kemi. Po punojmë ditë natë për të siguruar dozat e nevojshme që të vazhdojmë programin e vaksinimit.”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.