×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama thotë se politikanët duhet të vaksinohen të fundit, ani pse vetë u vaksinua i pari

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 14:12

    Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë konferencës për media ditën e sotme është pyetur në lidhje se kur do të vaksinohen kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta.


    Rama tha se ende në botë nuk ka një skemë për vaksinimin e politikanëve, por që sipas tij ata duhet të vaksionohen të fundit.

    Unë jam vaksinuar sepse kam bërë të njëjtën gjë që kanë bërë kolegët e mi nëpër botë, nuk është për të siguruar veten, por për të promovuar vaksinimin. Kur vendet e tjera të kenë një skemë për vaksinimin e politikanëve, do ta konsiderojmë edhe ne. Unë them se politikanët duhet të vaksinohen të fundit”, u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!