×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama tur në Ballkan, vjen në Kosovë e Beograd

    Reporteri
    04 Korrik 2023 | 11:50
    Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me datat 6-7 korrik, do të zhvillojë një tur ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe nismës “Open Ballkan”.

    I shoqëruar dhe nga një pjesë e kabinetit qeveritar, Rama pritet të vizitojë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Sarajavën dhe Podgoricën.

    Rama do të zhvillojë takime me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të ardhmes së nismës Open Balkan.

    Kryeministri Rama kishte njoftuar përmes një interviste ekskluzive për Euronews Albania se nisma Open Balkan e kreu misionin e saj dhe tashmë vendet e Balkanit Perëndimor do të duhet të fokusohen “kokë e këmbë” te Procesi i Berlinit.

    “Në tetor Shqipëria pret për herë të parë Samitin e Berlinit. Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi”, deklaroi Rama në Euronews.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!