×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reagon BE-ja: Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 13:58

    Pas protestës së dhunshme të opozitës, e cila pasoi me kundërpërgjigje edhe nga ana e efektivëve të policisë ka reaguar delegacioni i BE-së në Tiranë.


    Në një deklaratë delegacioni pohon se dhuna është e patolerueshme në asnjë rrethanë, ndërsa i ka bërë thirrje protestuesve që në protestat e ardhëshme të tregohen më të përmbajtur.

    Delegacioni i BE-së thekson se pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.

    Deklarata e plotë:

    Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane.

    Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje.

    Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!