×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reagon Meta: Me sondazhet do qeshin të gjithë, Shqipëria ka fituar këtë proces historik

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 19:56

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh në mbyllje të procesit të votimit.


    Kreu i Shtetit falënderon qytetarët për pjesëmarrjen.

    Ai thekson se tani sfida më e madhe është administrimi me integritet të lartë i procesit zgjedhor.

    Në mesazhin e tij në Facebook, presidenti iu drejtohet qytetarëve, duke iu thënë të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

    “Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!