×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rekord rastesh brenda 24-orësh në Shqipëri: Pesë të vdekur dhe 257 të infektuar me COVID-19

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 16:59

    Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se sa i përket situatës epidemiologjike në 24 orët e fundit të në Shqipëri, janë kryer 1 mijë e 398 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi.


    Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9 mijë e 864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar.

    Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe tre qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!