×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rëndohet bilanci, 5 persona të vdekur në Shqipëri

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 7:21

    Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 5 viktima.


    Shqiptarja.com raporton se në Thumanë, aty ku paraqitet edhe situata më dramatike, janë 4 gra të vdekura dhe një person në Durrës.

    Në Thumanë janë shembur totalisht tre pallate, dhe nënë rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i nxjerrë gjallë, me shpresën e madhe.

    Edhe në Durrës ku dëmet janë të shumta, një i pajetë u nxorr nga rrënojat e një pallati të shembur në lagjen numër 18.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!