×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reshje të dendura dëbore në Rrugën e Arbrit, bllokohen disa vetura

    Reporteri
    21 Janar 2023 | 17:22

    Si pasojë e reshjeve të dëndura të dëborës disa automjete kanë mbetur të bllokuara në Rrugën e Arbrit dhe by pass-i në qafën e Murrizit

    Policia bën me dije se së bashku me shërbimet zjarrëfikëse janë nisur për t’i ardhur në ndihmë.

    Po ashtu njoftohet se aksi rrugor Plirzë – Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe po punohet për pastrimin dhe hapjen e rrugës.

    Njoftimi:

    Skrapar/Shërbimet e Policisë, në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje, si pasojë e motit të keq.

    Shërbimet e Komisariatit Skrapar dhe shërbimet zjarrfikëses u vijnë në ndihmë disa automjeteve të cilat si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit.

    Pas njoftimit se disa automjete si pasojë e reshjeve të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit, Policia dhe shërbimet zjarrfikëses janë nisur drejt zonës malore për t’iu ardhur në ndihmë.

    Gjithashtu iu bëjmë me dije se aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

    Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!