×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reshjet e dendura të dëborës, rihapet Qafë Plloça, policia lejon qarkullimin

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 22:02

    Pas rreth 1 ore e bllokuar, borëpastrueset kanë bërë të mundur pastrimin e Qafë së Plloçës në aksin Pogradec-Korçë, ndërkohë policia lejon qarkullimin normal të automjeteve.


    Probleme ka patur edhe në Qafën e Qarrit, në aksin Korçë-Ersekë, ku lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm me zinxhirë.

    Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë ditës së sotme kanë paralizuar për disa orët qarkullimin në aksin Pogradec-Korçë, më saktësisht në vendin e quajtur “Qafa e Plloçës”.

    Sipas informacioneve mësohet se stuhia e dëborës ka bërë që prej disa minutash në këtë aks të bllokohen mjetet e vogla dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!