×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reshjet e shiut dhe dëborës “pushtojnë” Shqipërinë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 17:21

    I gjithë territori i Shqipërisë, është përfshirë nga reshjet e shiut dhe në zonat malore nga dëbora, që nga pasditja e së shtunës.


    Dëbora ka shkaktuar probleme në disa rrugë, pasi trashësia e saj ka arritur në disa centimetra në Kukës, Has dhe Tropojë.

    Reshjet e shiut dhe borës gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme për banorët e fshatit Nimçë Njësia Administrative Topojan.

    Si pasojë e rrëshqitjes së gurëve shkëmborë e dherave banorët e zonës patën probleme për të lëvizur nga një zonë në një tjetër.

    Deri më tani rrugët nacionale në qarkun e Kukësit janë të kalueshme..

    Edhe në Pukë e Theth dëbora ka arritur në disa centimetra, ndërsa nuk raportohet për probleme në qarkullimin rrugor.

    Në Vlorë, për shkak të kushteve atmosferike, janë pezulluar lundrimet e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit, ndërsa kapiteneria atje thotë se përmirësimi i motit do të nisë me 30 dhjetor 2020 pas orës 22:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!