Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në fushën e Torovicës në Lezhë.
Rreth 400 hektarë tokë bujqësore në këtë zonë ndodhen nën ujë prej disa ditesh, duke shkaktuar dëme të shumta në kulturat bujqësore.
Nga një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi fusha e Torovices po kthehet në kenetë, duke penalizuar qindra fermer të kësaj zonë të cilët kanë si burim të ardhurash punen në bujqësi.
Ndërsa, asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk kanë dalë në terren për të parë mundësinë e ndërhyrjes apo dhe verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Fermerët thonë se përmbytjet në këtë zonë janë të vazhdueshme, e kjo vjen nga mos nderhyrja në kolektorin kryesor kullues dhe mosfunksionini i pompave ne hidrovorin e Balldenit.
Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga instancat përkatëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.