“Kjo është koha e duhur dhe qeveria shqiptare po bën veprime konkrete sa i përket padrejtësisë që është bërë me votimin në Këshillin e Evropës vite më parë”, kështu është shprehur Drizan Shala, ekspert i sigurisë, sa i përket rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t që u diskutua këtë të enjte në Parlamentin e vendit.
Kjo, sipas tij është një iniciativë e mirë dhe duhet mbështetur edhe nga Kosova. Ky është një proces, shtoi Shala, që hap edhe mundësinë për shfuqizimin e gjykatës Speciale në Hagë.
Ndërsa duke u ndalur tek sanksionet që qeveria britanike njoftoi të enjten ndaj personave të lidhur me krimin dhe korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, eksperti i sigurisë tha se sa i përket Kosovës, mund të presim të njëjtat emra si ato të shpallur nga DASH apo Thesari i SHBA-ve.
“Priten të njëjtat emra në veriun e Kosovës. Duhet të jenë edhe në listën britanike pasi SHBA dhe Britania e bashkërendojnë veprimet. Pritet edhe që të publikohen emrat e listës së zezë në Malin e Zi. Impakti do të jetë edhe në orientimet politike në 2023. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.