Gjykata e Durrësit ka pezulluar punën pasi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 disa punonjës.
Gjykata njofton se punonjësit e infektuar po trajtohen nga ana mjekësore për këtë infeksion.
Në funksion t? reduktimit të transmetimit të virusit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit të protokolleve të përcaktuara për situatën, Këshilli i Gjykatës është mbledhur dhe ka marrë masa për t’i siguruar punonjësve sigurinë për shëndetin e tyre.
Nga ky vendim përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme.
Njoftimi i Gjykatës:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës ka rezultuar se disa prej gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID – 19 dhe po trajtohen nga ana mjekësore për këtë infeksion. Gjendur në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie, në funksion t? reduktimit të transmetimit të virusit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID – 19, Këshilli i Gjykatës u mblodh për marrjen e masave me qëllim për t’i siguruar punonjësve sigurinë për shëndetin e tyre.
Sa më sipër, bazuar në nenin 38 të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Aktin Normativ nr.9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Udhëzimin e Këshillit t? Lart? Gjyq?sor Nr. 146 dat? 27.04.2020 “P?r p?rcaktimin e masave p?r kufizimin e p?rhapjes s? COVID-19 gjat? ushtrimit t? veprimtarisë gjyqësore dhe administrative n? gjykata”,
Këshilli i Gjykatës vendosi:
1. Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
2. Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme.
3. Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, dhe të gjithë masat me karakter të ngutshëm.
4. Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.
5. Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë nga data 05.11.2020-16.11.2020.
6. Orari i shërbimit për paraqitjen e kërkesave me karakter të ngutshëm nga publiku do të jetë nga ora 10:00-11:00 të çdo dite.