×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rikthehet energjia elektrike në Tiranë: Defekti filloi nga linja e interkoneksionit me Greqinë, shkak temperaturat ekstreme

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 13:59

    Pas ndërprerjes prej rreth 30 minutash, është rikthyer energjia elektrike në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit ku kishte probleme.

    Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar duke zbuluar shkakun pas ngjarjes që preku konsumatorët.

    OST bën me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë

    “Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

    Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

    OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, thuhet në reagimin e OST për këtë rast.

    Ndërprerje të rrymës përpos në Shqipëri janë raportuar edhe Mali të Zi, Kroaci, dhe Bosnje e Hercegovinë.

    Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina mbesin pa rrymë, çfarë po ndodh?

    Ndonëse vendet e rajonit  mbetën pa rrymë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Kosovë.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Lulzim Krasniqi, për të marrë informacione.

    “Nuk ka ndonjë problem aktualisht”, tha Krasniqi për Reporteri.

    Ndërprerje të rrymës në rajon, Kosova pa ndonjë problem në furnizim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!