×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrahje mes aktorëve të “Portokallisë”, u përdor edhe “boks hekuri”

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 17:36

    ‘Kapo Kapllani’, personazhi i famshëm i spektaklit “Portokalli” që shfaqet në karakterin e një personi të fortë dhe trafikant, është përfshirë në një konflikt real me një nga ish-aktorët e “Portokallisë”.


    Sipas njoftimit të policisë Ledio Lako, aktori që të gjithë e identifikojnë si “Kapoja”,është proceduar në gjendje të lirë, pasi gjatë një konflikti fizik, ka qëlluar me grushte dhe dorezë metalike ish-aktorin tjetër të “Portokallisë” Gent Hazizi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” në Tiranë.

    Veç Hazizit, burime policore thanë se Lako ka qëlluar dhe shokun e tij Elton Myftiu. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar palët në statcion, duke marrë në pyetje të tre protagonistët e këtij incidenti.

    Momentalisht policia ka çuar materialin hetimor në prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një dorezë metalike që dyshohet se është përdorur nga Ledion Lako. Ky i fundit do hetohet në gjendje të lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!