Pak ditë më parë ndërmori një “aventurë” adoleshentësh, por fatkeqësisht gjithçka ka rezultuar fatale për 13-vjeçarin e identifikuar si J.N.
I mituri u kishte marrë makinën prindërve, pa dijeninë e tyre, e së bashku me një tjetër adoleshent 16-vjeçar udhëtonin me të, pa e imagjinuar se do të përfundonin të përplasur pas një peme në qytetin e Lezhës.
Dy adoleshentët u nisën me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor, por duket se autori i ngjarjes nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe traumës që iu shkaktuan.
Ai ndërroi jetë në spital këtë të martë. I plagosur nga aksidenti mbeti edhe 16-vjeçari tjetër që udhëtonte me të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.