×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrëzohet aksidentalisht dritarja dhe bie mbi foshnjën dy muajshe, e mitura në gjendje të rëndë

    Reporteri
    20 Korrik 2022 | 23:06

    Një foshnje 2-muajshe është lënduar aksidentalisht në shtëpi dhe ka përfunduar në spital.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, ku dyshohet se foshnja është lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.

    Kanë qenë prindërit e foshnjës së mitur të cilët e kanë dërguar në spital.

    Njoftimi:

    Korçë – Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!