×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rritet numri i rasteve me COVID në Shqipëri

    Reporteri
    24 Mars 2022 | 18:16

    Janë rritur infektimet me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri.

    Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1078 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID 93 qytetarë. Ndërsa një ditë më parë u raportuan 18 raste të reja. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga virusi.

    93 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në këto bashki: 26 në Tiranë, 13 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, 4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Divjakë, Himarë, Berat, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Dibër, Fier, Mallakastër, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Maliq, Gramsh.

    Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

    Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!