×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rritet numri i të infektuarve në Policinë e Kukësit, 5 efektivë të tjerë rezultojnë me COVID-19

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 9:55

    5 efektivë të tjerë të Policisë së Kukësit kanë rezultuar pozitiv në analizat për COVID-19.


    Ditën e djeshme ishte një tjetër efektiv policie që u konfirmua i prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 6 numrin e të infektuarëve në radhët e policisë kuksiane.

    Në qytetin e Kukësit tashmë janë të konfirmuara 17 raste me koronavirus, ndërkohë që testit do t’u nënshtrohen edhe kontaktet e efektivëve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Në Shqipëri numri i të prekurve me koronavirus është 678, sipas raportimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ka patur edhe 27 viktima.

    Ndërkohë numri i të shëruarve është më i madh se sa i rasteve aktive, pasi 394 persona ia kanë dalë të fitojnë “luftën” me koronavirusin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!