Përtej Tiranës, qytetet e tjera në vend nuk u prekën të gjithë nga fenomeni i rritjes abuzive të çmimeve të fruta perimeve.
Limoni e Portokalli dhe molla, tre frutat më të kërkuara shënuan rritjen më të lartë.
Një kilogram limon në Vlorë shkoi deri në 500 lek të shtunën, por të dielën kishte rënë sërish!
“Limoni 5 mijë lekë kilja. Më mirë sot.”
“Këtu s’ka bërë vaki ndonjëherë që të rritet kaq shumë limoni dhe banania.”
Tregtarët nga ana tjetër, fajësojnë furnitorët për rritjen e çmimit, ndërsa ata vetë shtojnë deri në 20 lek për kilogram.
“Për shkak të importit është rritur çmimi njëqind lekë dhe 50 lekë. Limoni është shtrenjtuar se ka mungesë.”
Për ata që abuzojnë, tregtarët që e cilësojnë vetën të ndershëm thonë se duhet të veprojë dora e shtetit.
“Në treg ka të ndershëm, të pandershëm, qeveria të ndërhyjë, të bëjë inspektime.”
Fenomeni i rritjes së çmimeve ka prekur edhe Elbasanin, Fierin e Beratin, por në Lushnjë nuk është i ndjeshëm sikurse edhe në Kukës, ku nuk ka ndryshime, madje në verilindje, shumë tregtarë thonë se kanë bërë ofertë për të nxitur shitjet, që sipas tyre kanë rënë.
Nga ana tjetër, bashkitë thonë se kanë nxjerrë në terren inspektorët për të goditur fenomenin e abuzimit me çmimet
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.