×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rritja e çmimit të derivateve, ministrja thirrje shqiptarëve: Kurseni naftën, ecni në këmbë

    Reporteri
    08 Mars 2022 | 12:13

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, është shprehur se shqiptarët duhet të fillojnë të ecin në këmbë, për të kursyer naftën.

    Komentet Balluku i bëri gjatë një konference për shtyp, ku tha se nuk mund të hiqet taksa e naftës, pasi ajo do të paguhet më pas tek Drejtoria e Transportit në formën e taksës së karbonit.

    “Nuk do të ketë kufizime. Por ajo që duhet pasur parasysh është që çmimi është një hall shumë i madh. Sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari.

    Prandaj po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës, ka dhe një mundësi tjetër. Të konsumojmë më pak naftë, të mos dalim me makinë për të blerë cigare apo bukë tek cepi i rrugës, por të ecim në këmbë.

    Kështu ndodh kur rriten çmimet duke qenë se është produkt që tregtohet nga privatët. Nëse e heq taksën nga nafta, do ta paguani tek DPSHTRR, pasi është taksa e karbonit dhe e qarkullimit.

    Duhet kursyer nafta, por nuk duhet të ketë kufizime”, tha Balluku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!