Një ditë më parë opinioni publik u trondit nga ngjarja e rëndë në Fier, ku bashkëshorti godet barbarisht me thikë gruan e tij, Irvana Medinaj.
Nëna e dy fëmijëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori i krimit më pas u arratis. E teksa policia ishte në kërkim të Demokrat Medinaj, e gjetën atë të pajetë ditën e sotme.
Gazetari i “Euroneës”, Merin Maçi ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, për të dhënë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë.
Duke folur për autorin e krimit, 29-vjeçarin, i cili u gjet i vdekur nga policia, gazetari u shpreh se rrobat e tij kanë qenë të lagura dhe nuk ka pasur shenja dhune.
“Teksa policia po kërkonte për autorin e ngjarjes së rëndë, e gjetën të pajetë. Ka dyshime se vdekja mund të ketë ardhur edhe nga shkaqe natyrale. Shenja e vetme që është konstatuar, është në pjesën e dorës. E sipas policisë, ajo shenjë mund të jetë nga gruaja e tij, që ia ka lënë teksa donte të shpëtonte nga ai teksa e qëllonte me thikë”, tha Maçi.
Duke iu referuar rrobave të lagura, sipas gazetarit, viktima mund të ketë tentuar të kalojë vijën e lumit, që tu shmanget kontrolleve të policë.