×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rudina Hajdari nxjerr ftesën e Metës për datën e zgjedhjeve, kërkon ndihmën e qytetarëve

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 14:15

    Deputetja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari ka zbuluar se edhe ajo është mes përfaqësuesve politikë të ftuar nga presidenti Ilir Meta për të diskutuar për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.


    Hajdari do të ketë një takim me kreun e shtetit të premten e 4 shtatorit, në orën 17:30.

    Ajo kërkon ndihmë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke kërkuar një mendim prej tyre se cila do të ishte një datë e përshtatshme për zgjedhjes mes periudhës 15 prill – 15 maj.

    Letra e kreut të Shtetit i shkoi dje edhe kreut të qeverisë Edi Rama si dhe kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët do të priten nga presidenti në orët e mesditës njëri pas tjetrit.

    Ky i fundit e konfirmoi prezencën në takim, ndërsa nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të shkojë vetë në presidencë apo do të dërgojë një përfaqësues.

    Kreu i Shtetit tha sot se ftesa i kishte shkuar të gjithë drejtuesve politikë, por edhe kreut të Komisionit të Integrimit Europian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!