×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Safet Gjici dënohet me tre vjet burgim

    Reporteri
    07 Shkurt 2024 | 20:42

    Ish-kryetari i Kukësit, Safet Gjici, është dënuar me tre vjet burgim për shpërdorim të detyrës, ka raportuar TopChannel të mërkurën.

    Ai kishte dhënë dorëheqje më 16 qershor të 2023-s pasi ishte filmuar duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e tij me një grua. Edhe e dyshuara është dënuar me 1 vit për prostitucion.

    Atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vjet, ndërsa me një vjet burgim është dënuar edhe A.K., për prostitucion.

    Avokati i Gjicit, Përparim Kulluri, e ka konsideruar të padrejtë vendimin, duke paralajmëruar se do t’i drejtohet Apelit, me kundërshtimin se klienti i tij është i pafajshëm.

    “Më ngritën kurth”, Safet Gjici i kërkon falje familjes por thotë se nuk ka kryer vepër penale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!