Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar se më datë 7 korrik, do të zhvillohet një protestë në Tiranë, kundër qeverisë.
Berisha u shpreh se beteja duhet që të shtrihet në mbarë vendin.
“Më 7 korrik është menduar që të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin”, tha Berisha.
Këtë deklaratë ish-kryeministri e bëri gjatë një takimi me shoqërinë civile.
Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se po shpërfill çdo interes kombëtar, duke luajtur me fatet e kombit. Sipas kreut të demokratëve, nismat dhe ligjet e qeverisë kanë për qëllim spastrimin e shqiptarëve nga vendi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.