×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha për personin që u fut me makinë midis sheshit të Tiranës: Ai është votues i PS

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 14:25

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Sheshin Skëndërbej, ku një 32 vjeçar duke drejtuar një mjet ka rrezikuar jetën e qindrave qytetarëve në shesh.


    Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje ku thekson se shtetasi Arben Mema, 32 vjeç fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

    Ndër të tjera uniformat blu bëjnë me dije se këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

    E lidhur me këtë, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka thënë se Mema është një votues i Partisë Socialiste.

    Kështu është shprehur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Arben Mema qe u versul me veture mbi qytetaret ne Sheshin Skenderbej eshte votues i PS! Shikoni dokumentin e patronazhistit”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!