Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale, e quan protestën e sotme të opozitës, si një cunam.
Berisha, ka reaguar disa orë para protestës së gjashtë kombëtare të opozitës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha paralajmëron për pjesëmarrje masive, ndërsa e quan si “cunami i historisë”.
“Sot Cunami i historisë. Shqiperia vershon drejt Tiranes! Rama ik! Fitore! sb”, – shkruan Berisha në Facebook.
Kujtojmë se në protestën e 11 majit, protestuesit sulmuan me shashka, kapsollë, tymuese por edhe bomba molotov, Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit dhe ambientet e jashtme të Parlamentit. Gjatë asaj proteste u dhunua nga policia Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi, i cili përfundoi në spital. Për këtë opozita zhvilloi edhe dy protesta të tjera në 12 dhe 13 maj.
Nuk dihet se si do të zhvillohet protesta e sotme, ndërsa burime nga policia thonë se 1300-1500 efektivë do të jenë në terren.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.