×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha: Që nesër protesta permanente derisa të hedhim Ramën në Lanë

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 22:03

    Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, është për rikthimin e protestave të opozitës, pasi sipas tij protesta është e vetmja gjuhë me të cilën mund të flitet me këtë qeveri.


    “Jam i sigurt që opozita do tu kthehet protestave. Po të më pyesësh mua që nesër por varet si i përllogarisin. Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them. Nuk kam dy palë fjalë, një për publikun dhe një për kryetarin e PD. Unë një qëndrim kam. Në opinionin tim çdo ditë që qytetarët nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe. Protesta dhe vetëm protesta është gjuhë me të cilën mund të flitet me narkoshtetin dhe bosët e tij”.

    “Unë jam për protestë permanente derisa, në kuptimin figurativ, Rama me gjithë pushtetin e tij të përfundojë në Lanë. Çdo ditë që shtyhen zgjedhjet është një faturë e tmerrshme për shqiptarët, duhet të zhvillohen një orë e më parë”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!