×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Sali Berisha: Rama mohon gjenocidin serb në Kosovë

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 22:58

    Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po mohon gjenocidin serb në Kosovë”.

    Sipas tij, refuzimi i rezolutës së PD për gjenocidin, dëshmon se bëhet për shkak të Ballkanit të Hapur.

    “Refuzimi i rezolutës tonë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga vasal i Vuçiqit, Edi Rama, për shkak të ‘Ballkanit të Hapur’, është akti antikombëtar më i rëndë, pas dorëzimit të Kosovës tek serbët nga Enver Hoxha”, shkruan Berisha në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Rama mohon genocidin serb ne Kosove!
    Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar. sb

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!