Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ditës së sotme.
Berisha tha se arrestimi i Veliajt është një tregues se piramida e krimit po shembet.
“Po shembet piramida e krimit”, tha Berisha teksa u pyet nga gazetarët lidhur me arrestimin e Veliajt.
Kryebashkiaku i Tiarnës Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për 4 akuza (shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash) dhe për kryebashkiakun u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’ deri në marrjen e një vendimi nga GJKKO.
Gjithashtu, Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxaj.
Kujtojmë se zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Velia
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.