Ish-deputeti Ervin Salianji tha se i janë shkelur të drejtat në burg, duke i refuzuar lejen që i takon ndonëse ligji e parashikon këtë gjë për çdo të burgosur kur kryen gjysmën e dënimit.
Salianji rrëfen se kjo gjë është bërë qartazi për ta privuar nga pjesëmarrja në fushatë.
“Ligji i jep të drejtën çdo të burgosuri të përfitoje leje pasi kryen gjysmën e dënimit. Por këtu i referohemi ligjit. Ndërkohë, sundon autokrati dhe ai nuk njeh norma, dhe njësoj siç jam dënuar pa ligj për të më shmangur nga fushata dhe për të më grabitur mandatin që kisha dhe kandidimin e ri, më kanë mohuar në Mars, Prill dhe deri në këtë periudhë edhe lejen.
Qartazi, për të më privuar nga çdo kontakt apo pjesëmarrje në fushatë. Njësoj më kanë ndaluar dhe intervistat për televizionet, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të mediave”, tha Salianji./A2/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.