Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 preillit dhe kërkesën e disa prej kritikëve për dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Në “Abc Neës”, Salianji tha se tha se në korrik Partia Demokratike ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës.
Për Salianjin kërkesa për dorëheqje nuk mund të vijë nga persona të cilët nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë për këtë forcë politike.
-Nëse elektorati do të kërkonte dorëheqjen e liderit, do ta pranonit?
Salianji: Në korrik PD ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës. Ku është parë ndonjëherë të dalin njerëz që nuk kanë bërë një ditë fushatë të kërkojnë dorëheqjen.
-Ju mendoni që Basha duhet të drejtojë PD?
Salianji: Unë do të respektoj vendimin që do të marrë anëtarësia e PD. Demokratët do të shprehet kur të jetë data e vendosur.
-Ju do të kandidoni?
Salianji: Jo. Nuk kam këtë ambicie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.