×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sarandë, kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim për kanosje me armë zjarri

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 10:01

    Policia e Sarandës ka arrestuar një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim për kanosje me armë.


    Bëhet fjalë për një ngjarje në 8 shkurt, ku 33-vjeçari S.I, në bashkëpunim me shtetasin A.L (i arrestuar në flagrancë në kohën e ndodhjes së ngjarjes), kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.

    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin penal nr.9, të datës 13.02.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

    Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!