×
  • Lajme
  • Shqipëria

    S’dorëzohet Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, natën e mirë!

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 23:40

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon të qëndroj prapa kërkesës së tij për mbajtjen e zgjedhjeve në fund të këtij muaji.


    Ndonëse presidenti shqiptar, Ilir Meta sonte e tërhoqi datën e caktuar për zgjedhje më 30 qershor, Rama s’po pajtohet me të.

    Pasi ua tha qytetarëve gjatë një aktiviteti politik, Rama shfyrtëzoi edhe profilin e tij në Facebook për të përsëritur atë që e dëshiron.

    “Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor! Natën e mirë”, ka shkruar Rama, duke treguar kështu qartë se ai është për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë fundmuaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!