×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekretari i PD-së sulmon Ramën: I përdori mësuesit për pushtet

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 8:10

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi të pavërtetë deklaratën e kryeministrit Rama se gjatë qeverisjes së tij shkollat dhe mësuesit u hoqën nga kthetrat e politikës.


    Sipas numrit dy të demokratëve, dosja e pahetuar 184 tregon qartë kur deputetët socialistë kërcënojnë mësuesit për të votuar PS ose largohen nga puna.

    “Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollove në celula të partisë në pushtet. Faktet janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!