×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë, pranga 47-vjeçarit në Tiranë

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 15:42

    Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Stacioni i fundit”, duke sekuestruar dhjetëra dozë kokainë, ndërsa është arrestuar një 47-vjeçar.


    Sikurse njofton policia, në banesën e tij në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet janë gjetur rreth 58 gramë lëndë narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një sasi me lëndë të dyshuar cannabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore dhe 4 aparate celular.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!