×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen drogë, armë e makina, 5 të arrestuar në Skrapar

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 10:32

    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Skrapari” gjatë të cilit janë sekuestruar 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, 3 automjete, 4 aparate celularë, municion luftarak dhe dy thika.


    Sipas asaj që mëson Ora News, të arrestuarit janë: Artur Guri 46 vjeç, Bruno Guri 28 vjeç , Amarildo Çela 22 vjeç, Elis Hoxha 31 vjeç dhe Z.Q, 18 vjeç.

    Arrestimi i tyre i bë pasi u kapën në flagrancë në qytetin e Çorovodës, duke transportuar lëndë narkotike cannabis sativa, armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, me tri automjete.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, fishekë, 2 thika, 3 automjete dhe 4 aparate celular.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!