×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sërish shpërthime misterioze në Shëngjin

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 22:15

    Në Shëngjin janë dëgjuar sërish dy shpërthime të fuqishme.


    Mbetet mister shkaku i këtyre shpërthimeve nga se vijnë edhe pse kjo ngjarje tashmë është e përsëritur.

    Mësohet se shpërthimet kanë ndodhur 20 minuta larg njëri-tjetrit ndërsa i pari u dëgjua në orën 9:18 minuta.

    Ndërkohë në terren kanë dale ushtria, policia dhe SHISH, por nuk kanë identifikuar asgjë të dyshimtë. Shpërthimet janë dëgjuar përgjatë bregdetit të Shëngjinit dhe deri në Lezhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!