×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sezoni turistik shton të sëmurët në pediatrinë e Vlorës, frikë nga COVID-19

    Reporteri
    15 Korrik 2022 | 16:23

    Shtimi i turistëve nê muajt korrik dhe gusht, shënon rritje edhe të numrit të fëmijëve që paraqiten në 24 orë, në pavionin e pediatrisë në qyetin e Vlorës.

    “Çrregullimet kryesore janë crregullimet gastrointenstinale, ndërsa që kanë tendecë rritje të fëmijëve pozitiv me Covid. Fasha e fëmijëve qe preket janë që nga 1 muajsh, por pa përjashtuar edhe moshat e tjera që ne trajtojmë deri në 14 vjec”, tha shefja e Pediatrisë, Rina Llanaj

    Rreth 60 vizita në ditë në pediatrinë e Vlorës nga tē cilat 5-6 jane pozitiv covid. Mund të ketë edhe më shumë por jo të gjithë prindërit lejojnë t’ju bëhet test fĕmiijëve.”

    “Vijmë nga Korça. Fëmijen e kam te vëllait, jam larg, temperatura i ra perse duhet të rri me shumë, 36 e ka. E mbajta dy ditë në det dhe them se u ftoh. Tani i ra temperatura do ta marr do iki në Korçë se kam dhe dy fëmijë të tjerë që i kam lënë vetëm në plazh”, tha një grua.

    “Te vjella dhe temperaturë, virus. Tamponin? E kemi bërë kur erdhëm, vijmë nga Greqia”, u shpreh një tjetër.

    Tē gjithë fēmijët që paraqiten me crregullime gastrointestinale, me viroza të tjera respiratore apo me temperarurë të lartë, të gjithëve ju sugjerohet tampon rapid test, thotë mjekja pediatre.

    “Kemi një veshtirësi nga prindërit, një pjesë e madhe nuk pranojnē tē testohen dhe nga këto ne diagnostikojme rreth dhjetë raste me covid në ditë. Ata janë pushues dhe vendosin vetë, pjesa më e madhe kanë ndërprerë pushimet dhe largohen në vendet e tyre”, u shpreh ajo.

    Sipas shefes së Pediatrisë së Vlorës, infeksioni i COVID-19 pritet të shtojë rastet pasi Vlora mbipopullohet në sezonin veror ndêrsa sa i përket, shtrimet shkojnë nga 10 deri në 17 në ditë. /euronews.albania

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!