Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka njoftuar se mësimi është pezulluar edhe për ditën e nesërme.
“Kemi vendosur që të pezullojmë mësimin në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit (përfshirë privatin) edhe ditën e nesërme (datë 27 Nëntor, 2019) në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe ta përballojnë situatën duke u solidarizuar me ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi”, njoftoi ajo përmes rrjetit social Facebook.
Shahini deklaroi se është e tronditur nga humbja e jetëve dhe lëndimet trupore që kanë pësuar qytetarët si pasojë e tërmetit.
“Bëj me dije se ekipet tona po vijojnë ndërkohë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara”, vijoi Shahini, teksa ngushëlloi të gjitha familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur si dhe uroi shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.