Ambasada amerikane në Shqipëri ka ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm me cak “Samitin botëror Irani i Lirë” që do të mbahet afër Durrësit.
Ky samit organizohet nga opozita e Iranit në mërgim dhe është paralajmëruar për të shtunën dhe të dielën.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili ka në shënjestër Samitin botëror Irani i Lirë, që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri, nga 23 deri më 24 korrik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada ka publikuar hapat që duhet të ndërmerren për ta shmangur ngjarjen.
Shtetasit amerikanë apelohen ta shmangin këtë ngjarje, të monitorohen mediat lokale, të ngritet vetëdija për ato që i rrethojnë dhe personat të mbajnë profil të ulët.
Samiti organizohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, grupe që avokojnë përmbysjen e qeverisë së Iranit.
Nga këto organizata ishte thënë se në këtë samit do të marrin pjesë politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut.
Shqipëria gjatë fundjavës ka qenë cak i një sulmi kibernetik nga një shtet i huaj e ku janë vënë në shënjestër portalet qeveritare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.