×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Shëngjini, zgjedhja e parë e shqiptarëve të Kosovës

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 16:31

    Afërsia me Kosovën e ka kthyer padyshim Shëngjinin në zgjedhjen e parë për pushime verore për vizitorët nga Kosova. Të ardhurit nga Kosova janë besnikë ndaj këtij bregdeti.

    Shembulli më i mirë i këtij rasti është Latif Muca nga Prizreni, i cili që prej vitit 2001 zgjedh të pushojë në bregdetin shqiptar.

    Ai na tregon edhe arsyen pse çdo vit zgjedh të qëndrojë në plazhin e Shëngjinit. Për kushtet, thotë se këtu do të kthehet sërish.

    Shëngjini është ndër plazhet më të preferuara në veri të vendit nga vizitorë e turistë të shumtë.

    Në vend të parë janë vizitorët nga Kosova, të cilët këtë zonë bregdetare nuk e zgjedhin vetëm për pushime. Shumë prej tyre kanë vendosur të investojnë, duke blerë apartamente në Shëngjin. / Klan News

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!