×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherr mes disa personave në Fier, i përfshirë edhe një polic

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 21:13

    Një sherr ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit mbrëmjen e kësaj të shtunë.


    Mësohet se në këtë sherr është përfshirë edhe një punonjës i policisë, i cili ishte jashtë shërbimit.

    Siç shihet edhe nga pamjet e Ora News, dy të rinjte, mes tyre edhe efektivi i policisë i kanë prerë rrugën makinës dhe më pas kanë tentuar ta nxjerrin me dhunë shoferin.

    Më pas i kanë goditur makinën me sqepar.

    Në vendin e ngjarjes ishte pranishme edhe një vajzë.

    Nuk dihet ende zanafilla e këtij sherri, por policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë arrestimin e personave që janë përfshirë në sherr.

    Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!